Luftë e ftohtë ndërmjet Brescias e Ndojit, klubi mund t’i “bllokojë” karrierën!

20 Qershor 2019
11:42
Eraldo Harlicaj
back button

"Hiqni dorë nga Giufredi, ose largohuni", – kjo ishte deklarata e presidentit të Brescias, Massimo Cellinos. Menaxheri i Emanuele Ndojit nuk është i pëlqyer në klubin e Cellinos, prandaj dhe shqiptari po sheh mundësinë të gjejë një ekip të ri. 

Milani pëlqen mesfushorin shqiptar, ndërsa nga krahu tjetër dhe Genoa është e ineteresuar. Cellino mund t'i japë një goditje të fortë Ndojit, pasi mund ta dërgojë te Palermo. 

Këta të fundit janë të interesuar për Ndojin, ndërsa Brescia do lojtarin e Palermos, Slobodan Rajkovic. Një shkëmbim i tillë shihet si një nga mundësi për të dy klubet, por jo për Ndojin. I riu do të bëjë hapin e madh drejt Seria A.  

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit