Luftë mes Bayern-it dhe PSG-së, mesfushori i Juventusit i shumëkërkuar

18 Gusht 2019
10:54
Eraldo Harlicaj
back button

PSG dhe Bayern Munchen kanë shfaqur interes për mesfushorin Emre Can. Juventusi nuk ka shumë hapësira në mesfushë me Sami Khedirën dhe Blaise Mauidi që duhet të duelojnë me turkun për të luajtur dhe hapësirat për të reduktohen. Në kushte të tilla, Can mund të sakrifikohet. 

Tuttosport shkruan se kampionët e Francës dhe ata të Gjermanisë kanë shfaqur interes për lojtarin e Juventusit. Ky i fundit mund të pranojë transferimin nga skuadra e Juventusit, pasi do që të luajë. 

Emre Can iu bashkua Juventusit sezonin e kaluar me kosto zero nga Liverpooli, ndërsa ka luajtur 37 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe dhuruar një asist në kampionat. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit