Luftë në Paris, Rabiot do të paditë klubin

21 Janar 2019
12:36
back button

Situata e Adrien Rabiot te PSG po përkeqësohet nga dita në ditë. Trajneri Thomas Tuchel është i prerë në vendimin e tij për të mos e lejuar mesfushorin të stërvitet me ekipin e parë, si pasojë e refuzimit të francezit për të rinovuar kontratën që i skadon në 30 qershor.

Rabiot nuk shkoi me ekipin në Doha për minifazën përgatitore, për "arsye personale", ndërsa më pas drejtuesit e urdhëruan të stërvitej me të rinjtë e klubit.

Gjithsesi, PSG nuk mund të vazhdojë në këtë rrugë, sepse konsiderohet një shkelje e të drejtave të futbollistit, i cili nga ana e vet refuzon të rinovojë, por është diçka normale, në asnjë rregullore nuk dënohet lojtari që refuzon rinovimin.

'L'Équipe' shkruan seRabiot po mendon ta paditë PSG-në për mënjanimin nga ekipi i parë pa asnjë arsye dhe do të kërkojë të stërvitet me ekipin e parë, ose prishje kontrate të menjëhershme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit