Ahmataj: Pa fjalë për disfatën, objektivi ynë mbetet mbijetesa!

8 Maj 2019
19:15
back button

Tërësisht i zhgënjyer nga skuadra e tij është shfaqur trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj pas disfatës së thellë 5-3 ndaj Tiranës, duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Një disfatë që rikthen gjirokastritet në objektivin për mbijetesë në Superligë.

Ta fillosh pjesën e dytë dhe pas pesë minutash të marrësh një gol tjetër në superioritet numerik të parrëzikshëm në situatë me sulmuesin. Të pësosh gol në atë moment do të thotë se skuadra nuk ishte në momentin e saj të mirë”, komentoi Ahmataj në "Gol pas goli" në Supersport.

Të jesh në disavantazh me dy gola do të thotë të hysh në aventurë. Skuadra nuk e gjeti më lojën, sepse mungoi stabiliteti. Ishin këto arsyet pse humbëm ndeshjen. Nuk kam fjalë, nuk e kam parë kurrë skuadrën në atë situatë”, vijoi trajneri i Luftëtarit. 

Nuk merrem me arbitrat dhe nuk do të merrem kurrë. Ai ashtu e gjykoi atë 11-metërsh dhe ashtu e dha, por na dënoi ne. Nëse nuk ka qenë penallti, atëherë do të na vijë shumë keq që ta fillonim ndeshjen në atë mënyrë, sepse është hera e dytë. Objektivi ynë kryesor është qëndrimi në Superligë. Ta harrojmë këtë ndeshje”, deklaroi ndër të tjera Ahmataj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit