Luftëtari “bunker”, pikë e artë në Durrës

4 Maj 2019
17:03
back button

Luftëtari donte një pikë në Durrës dhe pak ndihmë nga Laçi apo Skënderbeu. Në fund misioni u realizua më së miri, një barazim i artë 0-0 në Durrës, në një sfidë delikate dhe me shumë rëndësi për të dyja palët, që kanë synime të kundërta.

Teuta është një hije e ekipit të bukur të vitit të shkuar dhe nuk di të fitojë, ndaj Europa League do te jetë një dhuratë fatlume nëse arrihet.

Në krahun tjetër, Julian Ahmataj vijon mrekullitë, sepse Luftëtari është kthyer në një ekip të frikshëm, që nuk mundet thuajse nga askush.

Renditja thotë që Luftëtari është ende në rrezik, por tashmë fatin e vet e ka në dorë, mund të mbijetojë pa vuajtje nëse vijon kështu.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit