Luftëtari gjen shpëtim, miliona lekë kalojnë në llogarinë bankare

30 Dhjetor 2018
15:02
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari duket se ka gjetur shpëtim, pasi Bashkia ka akorduar në llogari të klubit një buxhet prej 230 milionë lekësh të vjetra. Shumë kjo që mund të shërbejë si oksigjen për skuadrën gjirokastrite. Klubi i presidentit, Grigor Tavo, po kalon një moment mjaft të vështirë, pasi mungesat e parave kanë bërë që lojtarët të mendojnë largimin.

Rikthimi si drejtor sportiv i Gentian Norës ka kthyer entuziazmin dhe ai mendon se skuadra do ta kalojë këtë ngërç të thellë që e ka përfshirë. Me anë të një postimi në "Facebook"-un e tij personal, Nora tregon se në llogari të klubit gjiroakstrit do të kalojnë 300 milionë lekë të vjetra. 

"U riktheva tek ekipi në një moment të vështirë kur shumë mendojnë se ekipi do rrënohet. Ju e dini mirë që kemi kaluar shumë vështirësi dhe më parë dhe jemi duke u ringritur. Po them duke u ringritur sepse jam i bindur që çdo gjë do të shkojë mirë pas miratimit nga këshilli bashkiak dhe Bashkisë të fondit për sportin. Kjo do të na ndihmojë shumë dhe ne si staf teknik në punën tonë. Nga janari do të kalojnë në llogari të klubit 300 milionë dhe më pas të ardhura të tjera plus nga sponsor, UEFA, etj", – shkruan Nora në njoftimin e tij. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit