Luftëtari gjen zëvendësuesin e Rrocës, por ka pafund probleme!

26 Dhjetor 2018
14:13
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari ndodhet në pikën zero, ose më saktë nën zero. Ekipi gjirokastrit ka probleme pafund me financat dhe ende nuk ka një zgjidhje. Situata nuk duket aspak e mirë, pasi mesfushori Eduard Rroca ka dhënë lamtumirën, ndërsa në të njëjtën rrugë është dhe sulmuesi Vasil Shkurtaj. Ky i fundit ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij, por po negocion me klubin e Kukësit. 

Gjirokastritët po mendojnë për përforcime, ndërsa bëhet me dije se afrimi i parë pritet të jetë Erjon Vucaj. Ky i fundit pritet të ketë një takim me drejtuesit e gjirokastritëve ditën e enjte për të vendosur të ardhmen. Aventura në kampionatin kosovar me Dritën nuk ka shkuar sipas pritshmërive, pasi ish-lojtari i Vllaznisë është përballur me probleme. Ai ishte afër gjirokastritëve dhe në verën e kaluar, pasi luajti me ekipin e presidentit Grigor Tavo, por marrëveshja nuk u arrit, pas Europës. 

Shkodrani duket afër Luftëtarit, por ka një problem të madh, pasi financat nuk janë aspak të sigurta dhe duket se nuk do të zgjidhen. Në kushte të tilla dhe hapi i mesfushorit mund të jetë shumë i guximshëm që të vazhdojë karrierën në qytetin e gurtë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit