Luftëtari krejtësisht i pafat, humb afrimin e janarit

23 Janar 2019
12:38
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari po përballet me shumë vështirësi në këtë merkato janari. Mendohej se situata te gjirokastritët do të përmirësohej, pasi premtimet ishin të tilla, por deri tani vetëm ka shkuar më keq. Largime në masë të titullarëve, pasi janë larguar Rroca, Liçaj, Shkurtaj, Jakovlejvic, Milosavljev, Jancic dhe Cekaj. 

Vetëm dy futbullistë janë afruar deri tani, Realdo Fili dhe Mërgim Neziri. Mbrojtësi i ardhur nga Petrolul Ploeshti ka pësuar një dëmtim të keq. Ai ka këputur ligamentin, praktikisht ka mbyllur sezonin dhe nuk do të ndihmojë aspak skuadrën gjirokastrite në këtë gjysmë të dytë të sezonit, ku afrimi i tij shihej si mjaft i rëndësishëm. 

Luftëtari futet tashmë sërish në merkato për një mbrojtës të majtë, pasi krahu është i zbuluar vetëm me Jackson. Drejtuesit po punojnë dhe për afrimin e disa futbollistëve të tjerë, pasi ende nuk janë plotësuar hapësirat e lëna bosh nga Shkurtaj dhe Rroca. Ekipi gjirokastrit do të nisë kampionatin pa një fazë të mirëfilltë përgatitore, pasi trajneri Mezani nuk ka patur mundësi të stërvisë ekipin për shkak të dëborës që ka mbuluar stadiumin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit