Luftëtari mbetet bosh, titullari konfirmon largimin nga gjirokastritët

31 Maj 2019
16:28
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari do të kalojë një verë të vështirë, pasi duhet të ndërtojë ekipin nga e parë. Një pjesë e mirë e titullarëve janë larguar, ndërsa sapo u konfirmua dhe largimi i radhës. Mbrojtësi Rustem Hoxha falenderoi klubin dhe lajmëroi se nuk do të vazhdojë më të jetë pjesë e gjirokastritëve. 

27-vjeçari luajti një sezon me Luftëtarin dhe u kthye menjëherë në titullar. Durrsaku ka kontribuar në 24 takime me Luftëtarin duke shënuar dhe 1 gol. Shtatlarti tashmë do të kërkojë një aventurë të re, pasi nuk do të qëndrojë më me ekipin gjirokastrit. 

Hoxha shkruan në Facebook. "Faleminderit Luftëtar. Ju uroj më të mirat". Ai postoi dhe një foto të të gjithë ekipit të Luftëtarit në dhomat e zhveshjes. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit