Luftëtari në krizë financiare, ikën dhe portieri kryesor

12 Dhjetor 2018
21:25
back button

Kriza financiare në disa klube të Superligës ka krijuar panik te lojtarët. Një prej klubeve, që po kalon një emergjencë financiare, është Luftëtari i Gjirokastrës. Klubi bluzi ka probleme me likuiditetin e lojtarëve. Pagat e vonuara prej disa muajsh, kanë bërë që futbollistët të kërkojnë ndërprerje  të kontratës.

Futbollistë cilësor, që kanë udhëhequr Luftëtarin në Superligë këto dy vite, pritet të largohen që në janar nga skuadra. Emri i radhës që mësohet të ketë kërkuar zgjidhjen e kontratës, është portieri Shkëlzen Ruçi, që sipas “Supersport”, do të jetë pjesë e të larguarëve për shkak të vonesës së pagave.

Futbollisti nga Elbasani pritet të jetë me Luftëtarin edhe në dy ndeshjet e fundit për këtë vit, ndërkohë që më pas do të largohet nga skuadra. Problemet financiare të klubit, kanë  bërë që situata të shfrytëzohet nga klubet rivale të Superligës, disa prej të cilëve kanë piketuar edhe lojtarët që mund ti rrëmbejnë Luftëtarit.

Pak ditë më parë Drejtori Sportiv i skuadrës ngriti alarmin për gjendjen e krijuar, duke u kërkuar aksionerëve të klubit që të bëjnë likuiditetet. Mirëpo, edhe pse ka pasur një reagim nga presidenti, situata duket e nderë deri më tani. Gjërat janë në vend numëro, teksa vështirësitë shtohen motivi i lojtarëve për të luajtur rrënohet dhe më shumë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit