Luftëtari synoi sulmuesin në Greqi, marrëveshja ngeci

27 Janar 2019
10:36
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari po vazhdon me merkaton, pavarësisht se trajneri Gentian Mezani deklaroi hapur se ekipi deri tani është dobësuar më shumë se sa është përforcuar. Drejtuesit janë munduar të punojnë, por vështirësitë ekonomike kanë ndikuar në përzgjedhjen e lojtarëve. 

Telesport mëson se një nga futbollistët që ishte në radarin e gjirokastritëve është sulmuesi Andrea Mezini. Ky i fundit luan në kampionatin grek të futbollit, më saktë në Kategorinë e Tretë. 21-vjeçari luan për ekipin e AO Katastariou. Në gjysmën e parë të sezonit është paraqitur goxha mirë. 15 gola në 8 ndeshje ka shënuar i riu këtë pjesë të kampionatit. 

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se futbollisti është kontaktuar, por në fund marrëveshja nuk është arritur. Luftëtari kërkon të afrojë ndonjë futbollist më të afirmuar dhe me peshë në kampionatin shqiptar. Misioni i mbijetesës është i vështirë, por jo i pamundur duke parë që janë katër skuadra që sillen në të njëjtat ujëra: Kamza, Flamurtari dhe Kastrioti. Të 3 këto ekipe kanë probleme të njëjta ekonomike si Luftëtari.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit