“Luftofsh gjithmonë për ëndrrat e tua”; CR7 i bën urimin e ndjerë njeriut të dashur

17 Qershor 2021
10:35
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo vijon përgatitjet me Portugalinë, në funksion të ndeshjes së dytë në grup, në kuadrin e finaleve të “Euro 2020”. Si kampion Europe në fuqi, ylli portugez shënoi dy gola në start, ndaj Hungarisë, duke vendosur rekorde të reja në futboll. Sot për të është një ditë e shënuar, aq sa nuk ka vonuar të bëjë urimin special dhe tepër të përzemërt përmes rrjeteve sociale.

Më konkretisht, djali i tij i madh, Cristiano Jr ka ditëlindjen, mbush 11 vjeç. Dhe urimi i babait për trashëgimtarin e parë nuk mund të ishte më i ndjerë: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Ti e bën babin kaq krenar. 11 vite me shumë gëzime dhe buzëqeshje! Luftofsh gjithmonë për ëndrrat e tua! Të duam shumë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit