Lufton për jetën, Mihajlovic befason të gjithë me vendimin e tij

25 Gusht 2019
18:37
back button

Sinisa Mihajlovic do të jetë në stol për ndeshjen e parë të kampionatit që Bologna e tij do të luajë kundër Verona-s mbrëmjen e sotme.

Trajneri, sipas La Gazzetta dello Sport, – është larguar nga spitali Sant’Orsola i Bolonjës pas një kurë 40 ditore kundër leukemisë dhe është bashkuar me skuadrën në Verona dhe sot do t’i drejtojë lojtarët e tij nga stoli.

Miha i kishte premtuar ekipit se do të kishte qenë në stol për ndeshjen e parë të kampionatit dhe kështu do të ndodhë. Trajneri serb e ka kaluar periudhën e fundit pothuajse në izolim total në një dhomë të repartit onkologjik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit