“Nuk është asnjëherë avantazh të luash pa audiencë dhe madje edhe lojtarët preferojnë të shohin stadiumet plot. Stadiumet bosh janë gjëja më e keqe ndonjëherë, ne me të vërtetë duam që publiku të kthehet”, tha Paulo Fonseca në prag të ndeshjes kundër Lazios.
Dhe atyre që e pyesin nëse i rëndonte që nuka ka fituar kurrë një derbi, ai u përgjigjet me një shaka: “Jo. Por as nuk i kam humbur (qesh)”, duke iu referuar dy barazimeve të sezonit të kaluar.
Për formacionin, megjithatë, ai nuk jep indikacione: “Ju do ta shihni nesër, por unë nuk kam asnjë dyshim dhe Pedro do të thirret”.
Në fund, një koment në lidhje me ndeshjen e së dielës së kaluar me Interin: “Ne kemi mbaruar procesin e rritjes, mendoj se ndonjëherë aspekti psikologjik ndikon më shumë.
Jemi duke punuar për të qenë gjithnjë e më të vazhdueshëm, kemi analizuar lojën dhe mendoj se djemtë e kanë kuptuar çfarë duhet për të pasur gjithmonë të njëjtin intensitet në fushë”.