Luhet finalja e FA Cup, këngëtari i famshëm shtyn koncertin?

24 Prill 2019
12:37
Anton Cicani
back button

Finalja e FA Cup është gjithmonë një takim i veçantë për të apasionuarit e futbollit anglez. Këtë vit është fiksuar për 18 maj, në "Wembley", ku në fushë do të zbresin Manchester City dhe Watford. Për "Hornets" bëhet fjalë për një takim me historinë, që do të përfshijë të gjithë tifozët.

Disa do të anulojnë dasmat, impenjimet, pushimet apo edhe punët e tyre. Mes tyre edhe një figurë e njohur: këngëtari Elton John. Anglezi ka një koncert në Kopenhagen (Danimarkë) të fiksuar atë ditë. 

John, tifoz i ccmendur i Watford, dikur edhe ish-pronar dhe drejtues, që shpëtoi klubin nga falimenti, pritet të anulojë gjithçka, duke e shtyrë.

Kërkesa vjen edhe nga portieri i Watford, Ben Foster: "Elton, nuk të mbetet vetëm se të anulosh koncertin".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit