LUHET SUPERLIGA! 10 ekipe në fushë por prozhektorët te sfida titull në Durrës, formacionet zyrtare

17 Maj 2021
16:55
Telesport
back button

Java e 34-t e Kategorisë Superiore do të zhvillohet e gjitha sot teksa priten duele të forta edhe pse sytë janë në “Niko Dovana”, aty ku Teuta do të presë Partizanin dhe një barazim do të ishte ideali për djemtë e Detit për të prekur titullin kampion.

Në anën tjetër, duke mos pasur më shanse të tjera, skuadra e Ilir Dajës do të kërkojë vetëm 3 pikët.

Trajnerët Edi Martini dhe Ilir Daja kanë zgjedhur “luftëtarët” e takimit të sotëm. Kapiteni Renato Arapi rikthehet titullar në vend të Kouros. Në krahun tjetër Lucas Cardoso i ka marrë vendin Stenio Junior (i dëmtuar) në majë të sulmit.

Ndërkohë, mes ndeshjeve të tjera spikat edhe Vllaznia-Kastrioti, me shkodranët që do të tentojnë fitoren për të shpresuar deri në fund për titullin dhe, pse jo, për të blinduar një vend në Europë.

Skënderbeu pret Apoloninë e rënë nga kategoria dhe 3 pikët do të ishin jetësore për korçarët për të siguruar mbijetesën.

E fortë edhe sfida mes Tiranës dhe Laçit. Europa është objektivi dhe kështu që të dy skuadrat do të përpiqen të mos dalin me humbje nga kjo sfidë.

TEUTA-PARTIZANI

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Lucas. Trajner: Ilir Daja.

SKËNDERBEU-APOLONIA

SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Dëumfour, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Taipi, Jean Victor, Pusi, Tereziu. Trajner: Migen Memelli.

APOLONIA: Harizaj; Asllanaj, Agyare, Sota; Zoga, Smaçi, Shanaj, Mihana, Levendi, Gjata, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.

KUKËSI-BYLIS

KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Peposhi, Ibraimi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

BYLISI: Qirko, Ymeraliaj, Stojanovic, Janku, Ndreca, Hadroj, Desancic, Lorran, Ntephe, Qardaku, Anthony. Trajner: Veljko Dovedan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit