Luis Enrique: Ajo ishte ndeshja më me ankth e jetës sime

6 Qershor 2020
14:45
Alfred Lleshi
back button

Luis Enrique kujton finalen e Champions-it të vitit 2015, në Berlin, ndaj Juventusit, e cila do të fitohej 3-1 nga katalanasit. Megjithatë, momentet e tensionit pa dyshim që nuk munguan as për trajnerin fitiues gjatë atyre 90 minutave:

“Asnjëherë nuk kam qenë aq nervoz në jetën time si futbollist ose si trajner. Mendova se mund të qetësohesha, por kisha shumë tension. Goli i parë e përmirësoi moralin tonë dhe ua bëri të qartë kundërshtarëve se ishim seriozë. Goli 3-1 i Neymar ishte ai që festova më shumë, sepse në rezultatin 2-1 e dija se kishim ende shumë për të bërë”.

Në atë sezon, sidoqoftë, Barcelona fitoi “tripletën”, duke fituar edhe La Liga-n dhe Kupën e Mbretit: “Eshtë gjëja më e madhe që një lojtar, një trajner ose një tifoz mund të provojë. Ishte hera e dytë në historinë e Barçës dhe kjo tregon se cfarë skuadre kishim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit