“Luis Enrique do Anglinë”, De Laurentiis: Ja kush vjen te Napoli

30 Maj 2023
16:56
Denis Hakanaj
back button

Pas njoftimit për lamtumirën e Spallettit me Napolin, presidenti Aurelio De Laurentiis ka folur për zgjedhjen e radhës për stolin e kampionëve të Italisë.

Ditët e fundit është përfolur shumë për Luis Enrique, ndërsa për emrin e spanjollit, numri një i napolitanëve deklaroi:

“Ai dëshiron të shkojë në Premier League, ne garojmë me kampionate që janë më tërheqëse se tonat. Mund t’i them se deti nuk është gjë atje dhe nuk hahet aq mirë sa te ne, por më shumë se kaq…”.

Më pas De Laurentiis identifikoi trajnerin ideal që do të marrë përsipër trashëgiminë e Spallettit te Napoli:

“Ne po vlerësojmë trajnerët për skemën 4-3-3 me lojtarët tanë të jashtëzakonshëm që duam t’i mbajmë. Kam vlerësuar shumë profilesh që mund të provojnë dorën e tyre me këtë modul, do të zgjedh më të mirin për të vazhduar ciklin.

“Kur dikush krijon një ndryshim mund të ketë momente që nuk duhet të trembin sepse gjithçka duhet për t’u përmirësuar dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë të jemi i vetmi ekip futbolli që ka qenë në Europë për 14 vite radhazi dhe kjo tregon shumë për zgjedhjen e shumë trajnerëve. Tani për tani kemi bërë pak gabime dhe shpresoj që edhe këtë herë të godasim në shenjë”.

Për objektivin e tij në Champions-in e ardhshëm, De Laurentiis tha: “Unë nuk dua të konkurroj me të kaluarën, po shikoj vetëm nga e ardhmja. Ajo që kemi bërë shërben si një stimul për të bërë më mirë. Ne duhet të përpiqemi të kemi fat për Europën, në shorte luhet gjithçka.

“Ne do të bëjmë më të mirën për të kënaqur tifozët që janë pasuria jonë e vërtetë. Ne punojmë për ta dhe ata duhet të na mbështesin duke kuptuar se ata duhet të jenë pjesë e Napolit dhe nuk duhet të dekurajohen nëse diçka shkon keq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit