Luis Enrique: Doja Gjermaninë në grup për këtë arsye

2 Dhjetor 2018
21:16
Denis Hakanaj
back button

Shorti i eliminatoreve të Euro 2020 e ka vënë Spanjën në një grup me Suedinë, Norvegjinë, Rumaninë, Ishujt Faroe dhe Maltën.

Trajneri Luis Enrique e ka komentuar me këto fjalë rezultatin që ka dalë ngë goglat e hedhura në Dublin: “Suedia dhe Norvegjia janë skuadra të mira. Gjithashtu, do të na duhet të bëjmë transferta të gjata dhe problematike për shkak të klimës. Nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Ish-trajneri i Roma-s dhe Barcelona-s ka befasuar të gjithë më pas, duke thënë: “Do të kisha dashur të përballesha me gjermanët, sepse do të kishim qenë menjëherë gati në aspektin psikologjik. Ia kam thënë edhe para shortit presidentit të federatës sonë”, ka përfunduar Enrique.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit