Nations League

Luis Enrique: E vështirë të shpjegohet ajo që ndodhi

Anglia ka fituar në Spanjë për herë të parë pas 31 vitesh. Lojtarët e Southgate kanë fituar 3-2 ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Nations League. Një rezultat ky që ka qenë i vështirë për t’u shpjeguar nga trajneri Luis Enrique.

“Kemi luajtur shumë keq në pjesën e parë, duhet ta pranojmë”, ka thënë ish-trajneri i Barcelona-s. “Kemi bërë shumë gabime individuale. Ishte një humbje e rëndë”.

“Është shumë e vështirë të shpjegosh atë që ndodhi në 90 minuta. Penalltia kundër Pickford? Është shumë e vështirë të bësh arbitrin dhe të vendosësh në një sekondë. Ishte e rëndësishme për Anglinë që ata nuk e panë penalltinë, ky është futbolli”.

Më shumë nga Nations League