Luis Enrique i shtang të gjithë me deklaratën e bërë para sfidës me Portugalinë

27 Shtator 2022
16:51
Denis Hakanaj
back button

Luis Enrique ka pranuar se ai mendon se rivalët e Portgualisë kanë një skuadër më të mirë se skuadra e tij spanjolle.

Enrique, 52 vjeç, do të shkojë me ekipin e tij në Kupën e Botës të këtij dimri në Katar si një nga favoritët e turneut. Por pavarësisht kësaj, ai në mënyrë të befasishme pretendon se fqinjët e tyre iberikë kanë një shans më të mirë për të fituar Botërorin.

Ish-trajneri i Barcelona-s tha: “Sa i përket Spanjës sot, Portugalia ka lojtarë më të mirë se Spanja. Lojtarë titullarë në Premier League, La Liga dhe kampionate të tjera. Eksporton shumë lojtarë, është shumë interesante. Shpresoj që të dyja skuadrat të triumfojnë në Kupën e Botës”.

Skuadra e Spanjës përmban disa nga yjet e rinj më të jashtëzakonshëm në botë si Pedri, Gavi dhe Ansu Fati dhe kampionë si Sergio Busquets, Cesar Azpilicueta, Pau Torres dhe Unai Simon.

Megjithatë, edhe Portugalia krenohet me një grup të jashtëzakonshëm talentesh duke përfshirë Cristiano Ronaldon, Bruno Fernandes, Joao Cancelo dhe Bernardo Silva.

Një tregues se cila skuadër është më e mirë do të vijë sonte kur dy përfaqësueset do të përballet në Nations League.

Spanja duhet të mundë Portugalinë për t’u kualifikuar në finalet e Nations League, përndryshe Ronaldo me shokë do të kalojnë në Final Four.

Komentet e Enrique-s vijnë pasi tifozët e Portugalisë kanë kërkuar që Cristiano Ronaldo të hiqet nga formacioni titllar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

37-vjeçari është kritikuar nga mediat portugeze dhe tifozët e kombëtares për shkak të paraqitjeve të dobëta të bëra në ndeshjet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit