Theo Hernandez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milan-it, për të cilin interesohen disa klube të mëdha europiane.
Përveç skuadrave të mëdha të Premier League, kohët e fundit edhe PSG duket se është vënë në lëvizje për mbrojtësin.
Sipas Fichajes.net, Luis Enrique e vlerëson shumë milanistin dhe duket se e ka vënë në krye të listës së tij të dëshirave për merkaton e verës së ardhshme.
Trajneri spanjoll duket se nuk ka shumë besim te lojtarët që ka aktualisht në ekip në krahun e majtë të mbrojtjes dhe po i kërkon klubit që të marrë francezin verën e ardhshme.
Për Milan-in, Theo Hernandez konsiderohet i paprekshëm, edhe për shkak se ka akoma edhe tre vite në kontratën e tij.
Megjithatë, PSG nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe duket se ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh, përveçse një rrogë të pasur për mbrojtësin.