Luis Enrique në rolin e pazakontë të trajnerit dhe vjehrrit në kombëtare: Vajza ime ma këput kokën për atë futbollist…

24 Nëntor 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

Në Spanjë lidhja ishte e njohur prej disa kohësh, vetëm muret nuk flisnin për të. Të gjithë e dinin që Siria Martinez, vajza e Luis Enrique, është fejuar me një futbollist të kombëtares spanjolle, i pranishëm në Kupën e Botës në Katar.

Ishte vetë komisari teknik i “La Roja” që tha gjithçka, pa u vënë në siklet, duke lënë mënjanë atë sekret që nuk ishte më i tillë, sepse muhabeti i krijuar nga thashethemet (dhe nga fotot që përjetësojnë çiftin) e bënë raportin publik.

“Lucho” (kështu u riemërua trajneri i Spanjës) foli për këtë në cilësinë e transmetuesit, duke përfituar nga takimi në kanalin Twitch përmes të cilit pranoi përballjen e drejtpërdrejtë me tifozët, të cilët e pyesin për gjithçka.

Trajneri dhe futbollisti kanë thyer tabunë dhe sikletin për marrëdhënien që të gjithë e njihnin mes lojtarit dhe vajzës së tij. Ata (gjithashtu) i bëjnë pyetje indiskrete, të cilave ai iu përgjigj me qartësi, thjeshtësi, edhe ironi. Ai kënaq kureshtjen e atyre që, edhe pse indirekt, e pyetën se si është në rolin e pazakontë të trajnerit dhe në të njëjtën kohë ‘vjehrrit’ .

Lojtari në fjalë është Ferran Torres, anësori i majtë 22-vjeçar që shpërtheu te Valencia, të cilin Pep Guardiola e donte me vete te Manchester City, por thirrja e zemrës bëri që djali të kthehej në vendlindje, duke iu dorëzuar Barcelonës.

“Cili është përfaqësuesi yt në fushë? Ai që ndihet më afër me ty?” – i thotë një ndjekës. Luis Enrique nuk i shmanget pyetjes dhe përgjigjet menjëherë, pa e “kafshuar gjuhën”. Në të vërtetë, ai theu atë që dukej si një temë tabu, një hije e mundshme mbi kombëtaren iberike dhe zgjedhjet e saj.

“Kjo është një pyetje shumë e lehtë… Është zoti Ferran Torres…, përndryshe vajza ime do të ma këpuste kokën”, – pranoi duke qeshur dhe hedhur poshtë zhurmën që kishte lindur me një shaka. Një strategji komunikimi inteligjente, perfekte për sa i përket kohës dhe mundësive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferran Torres (@ferrantorres)

Si e përjetoi Torres këtë situatë? Si e ka marrë deklaratën publike të trajnerit (dhe vjehrrit)? Sulmuesi i Barçës mohoi çdo siklet apo bezdi. “Të gjithë e dimë që trajnerit i pëlqen të bëjë shaka dhe kjo ishte thjesht një shaka gjatë transmetimit të tij të drejtpërdrejtë”, – janë fjalët e futbollistit.

Në një pasazh të mëpasshëm ai saktësoi sesi profesionalizmi dhe respekti për rolet mund të ndihmojnë në zbehjen e vështirësisë së ndarjes së çështjeve familjare me ato të fushës së blertë. “Ne të dy e dimë shumë mirë se si t’i mbajmë të ndara dy situatat, kur bëhet fjalë për familjen dhe kur jemi në raportin lojtar dhe trajner”, – përfundoi sulmuesi blaugrana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit