Luis Suarez dëshiron rikthimin e bujshëm, gati të bëjë një sakrificë të madhe

6 Maj 2022
14:50
Denis Hakanaj
back button

Koha e Luis Suarez tek Atletico Madrid mund të ketë mbaruar. Sulmuesi uruguaian, kontrata e të cilit me Colchoneros skadon në vitin 2023, duket se ka dëshirë të kthehet te Barcelona.

Sipas El Chiringuito, 35-vjeçari është i vendosur të kthehet të veshë fanellën blaugrana pas dy vitesh nga largimi i tij dhe të punojë me Xavi-n, ish-shoku i tij i skuadrës në drejtim të ekipit katalanas tani.

Për ta realizuar dëshirën e tij, Suarez duket se është i gatshëm të përshtatet me nevojat e klubit dhe të pranojë një shkurtim të rrogës së tij.

Pistolero ndodhet për një kohe shumë të gjatë në Spanjë dhe është ndier gjithmonë mirë aty. Megjithatë, dëshira e tij duket se nuk përputhet me atë të Barçës për momentin.

Barcelona, në fakt, duket më shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e njërit mes Robert Lewandowski-t, Kylian Mbappe-së dhe Erling Haaland-it. Të shohim çfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit