Luis Suarez, i tunduar nga legjenda dhe rikthimi i bujshëm

15 Prill 2021
15:17
Denis Hakanaj
back button

Pasi ka ndezur merkaton e verës së kaluar, Luis Suarez mund të jetë protagonist edhe në verën e ardhshme.

Sulmuesi uruguaian është konfirmuar në nivele të larta në sezonin e tij të parë me Atletico Madrid, me 19 gola të shënuar deri tani në La Liga.

Sipas Deportes Cuatro, ish-ylli i Barcelona-s mund edhe të vendosë t’u thotë lamtumirë colchoneros në fundin e sezonit, i tunduar nga dy propozime pavarësisht se ka akoma edhe një vit në kontratën me madrilenët.

Inter Miami i Beckham dhe Liverpool duket se janë interesuar për shërbimet e tij. Për të Kuqtë do të bëhej fjalë për një kthim të bujshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit