Luis Suarez mirëpret dyshen Lautaro-Neymar te Barcelona, mesazh dashurie!

15 Korrik 2020
11:41
Telesport
back button

Barcelona thërret Lautaro Martinez. Pas fjalëve të Leo Messi, tani është Luis Suarez ai që vlerëson cilësitë e sulmuesit të Interit, i cili prej kohësh qëndron në fokusin e klubit blaugrana.

“Lautaro është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai po luan në nivelin më të lartë te Interi. Nuk është e lehtë të shkosh në Itali nga Argjentina dhe të tregosh potencialin, në një futboll të komplikuar si ai italian”.

“Ai është i ri dhe nëse arrin te Barcelona do të përpiqemi ta ndihmojmë të përshtatet e të ndihet i qetë”, tha Luis Suarez gjatë një interviste për “Sport”.

Fjalë të rëndësishme ato të sulmuesit uruguaian, të cilat konfirmojnë sesi i gjithë mjedisi i Barcelonës beson në cilësitë e lojtarit të Interit.

Luis Suárez: "Neymar has done all the possible to come back"

Lautaro por jo vetëm, në mendimet e botës Blaugrana ekziston gjithmonë ish-i Neymar: “Të gjithë lojtarët fantastikë janë gjithmonë të mirëpritur. Ai e di shumë mirë dashurinë e madhe që ka ekipi dhe tifozët drejt tij”, tha Suarez.

“Kthimi i tij? Situata aktuale në botë e bën atë të komplikuar, por në futboll nganjëherë ndodhin gjëra të jashtëzakonshme, asgjë nuk është e pamundur”, shtoi ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit