Luis Suarez në “top 5”; ja si ka hyrë në historinë e Barcelonës

21 Janar 2019
14:03
Alfred Lleshi
back button

Luis Suarez ka hyrë në “top 5” golashënuesit historikë të Barcelonës, pas “rrjetës” së tij kundër Leganes, mbrëmë. Në katër sezone e gjysmë me gjigantët katalanas, sulmuesi uruguajan ka grumbulluar 167 gola në 223 ndeshje zyrtare.

Tani për tani, “9” e Barcelonës ka para vetes në këtë klasifikim vetëm Leo Messi, me 577 gola, César (232), Kubala (194) dhe Samitier (184). Ndërsa të gjithë emrat e tjerë në këtë renditje kanë qenë më shumë se për 10 sezone te Blaugranët, Luis Suarez ka shënuar pothuajse të njëjtët gola, duke luajtur gjysmën e ndeshjeve.

César Rodríguez ishte te Barcelona për 12 sezone të njëpasnjëshme (1943-1955). Kubala luajti si sulmues i kësaj skuadre për 13 vite rresht, përpara se të kalonte tek Espanyol (1950-1963). Samitier e ka veshur fanellën e Barçës për 13 vite, ndërsa Escolà u pensionua në Barcelonë, pas 11 vitesh në këtë ekip.

Ata të gjithë luajtën për Barçën për më shumë se 10 sezone, duke përfshirë këtu edhe Leo Messin, i cili ka tashmë 14 vite në “Camp Nou”, me ekipin e parë.

Prandaj, arritja e Luis Suárez është edhe më e famshme. Sulmuesi nga Uruguaji, nëse vazhdon me këtë ritëm, mund të arrijë vendin e dytë të kësaj renditjeje pa shumë vështirësi.

Tani për tani, ish-lojtari i Liverpool është 65 gola larg nga César, por me një mesatare prej 38 golash në sezon, mund ta arrijë ish-sulmuesin historik në vitin e ardhshëm futbollistik. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit