Luka Jovic tregon problemet te Reali, nuk kursen Zidane!

26 Janar 2021
18:49
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic, u huazua në merkaton e janarit tek ekipi i Eintracht Frankfurt. Ai e ka nisur menjëherë mirë eksperiencën e re, pasi ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e para.

I pyetur në lidhje me problemet te madrilanët, 23-vjeçari u shpreh se minutat e pakta ishin problemi kryesor i tij te madrilenët. “Mendoj se problemi kryesor kishte të bënte me minutat e pakta në dispozicion.

“Nuk është kurrë e lehtë te një skuadër si Real Madridi ku stili i lojës është ndryshe dhe presioni shumë i lartë. Pandaj ishte zgjedhja më e mirë të largohesha dhe të rikthehesha këtu.

“Isha dhe i pafat. Dëmtimet bënë të tyren dhe nuk kisha qetësi as në jetën time private. Isha me fat që u stërvita me lojtarët më të mirë në botë çdo ditë. Kam fituar eksperiencë dhe e konsideroj veten një lojtar më të mirë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit