Lukaku dashuri zikaltër, takim me Conte e fanellën e Interit e merr në shtëpi

21 Korrik 2019
10:09
back button

Romelu Lukaku ishte në stol për ndeshjen që Manchester United luajti ndaj Interit. Sulmuesi belg nuk ishte i përfshirë për këtë ndeshje me arsyetimin se vuan nga një dëmtim, por shkaku i vërtetë mendohet të jetë vullneti i tij për t’u larguar.

Në përfundim të ndeshjes, belgu u pa të zhvillojë një takim me trajnerin Antonio Conte, të cilin e vlerësoi me fjalë të mëdha para pak kohësh.

Ndërsa pak më vonë u kap në zonën e tunelit, teksa mbante një fanellë të Interit ndër duar. Pas çdo ndeshje lojtarët priren të ndërrojnë fanellat, por asnjë nuk e bëri ditën e djeshme dhe ishte vetëm Lukaku që e mori fanellën e klubit ku ai dëshiron të transferohet.

*Momenti kur Conte diskuton me Pogba dhe Lukaku po bisedon me Perisic!

Nuk dihet nëse do të realizohet transferimi, por një gjë është e sigurt, tashmë Lukaku e ka një fanellë të Interit në shtëpi dhe pret të shtojë fanellën e parë zikaltër, të cilën do ta veshë në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit