Lukaku është “vrasësi” i Seria A: ja sa pikë i ka dhuruar Interit

15 Nëntor 2019
20:19
back button

U desh një muaj në nivelet maksimale për të bërë që Romelu Lukaku dhe kritikët e tij të harronin çdo dyshim që qëndronte rreth belgut. Sulmuesi belg ka detyrën të flakë tutje fantazmën e Mauro Icardit që vijon të endet nëpër “San Siro”.

Pas një starti jo shumë entuziazmues, kushtëzuar edhe nga një gjëndje jo e mirë fizike, Lukaku po bën për vete ambientin zikaltër dhe tifozët e Inter falë golave të realizuar.

Sikurse bën me dije faqja e statistikave “Opta”, në fakt ish-sulmuesi i Manchester United është futbollisti më vendimtar në të gjithë kampionatin Italian të Seria A. Plot 11 janë pikët që Lukaku i ka dhuruar Interit. Një start fantastik sezoni për këdo që ka zanatin e sulmuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit