Lukaku “fluturon”: I shënova Zenitit falë sezoneve në Serie A!

15 Shtator 2021
0:40
Telesport
back button

Lojtari i ndeshjes në fitoren e Chelseat ndaj Zenit, Romelu Lukaku komenton për ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve:

“Jam shumë i lumtur për fitoren, ishte një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të komplikuar.

Më pëlqente të luaja kundër një mbrojtjeje me pesë sepse në Itali isha mësuar të përballesha me skuadra me këtë lloj rreshtimi, sonte u desh pak kohë, por ne arritëm ta zhbllokonim atë edhe falë krosimit të bukur nga Azpilcueta.

Duhet të mendojme ndeshje pas ndeshje, por unë jam shumë i sigurt : po punojmë mirë, jemi ambiciozë dhe duam të rritemi më tej”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit