Lukaku “fshin” Manchester United: Opsioni më i mirë për mua ishte Interi

15 Janar 2020
10:40
Alfred Lleshi
back button

Romelu Lukaku beson se largimi nga Manchester United për tek Interi ishte opsioni i tij më i mirë. Ylli belg ka demonstruar formë të jashtëzakonshme në Itali, ashtu siç bëri edhe mbrëmë në “Coppa Italia”. Sulmuesi shënoi dy herë në fitoren e së martës (4-1) ndaj Cagliari, për t’u ngjitur në kuotën e 18 golave sezonalë, në të gjitha garat, për Interin. Pas kualifikimit të zikaltërve në çerekfinale të këtij kompeticioni, belgu u shpreh: 

“Më duhet të falënderoj shokët e mi të skuadrës, trajnerin, stafin e prapavijës dhe tifozët. Të gjithë më kanë ndihmuar, që nga dita e parë. Interi ishte opsioni im më i mirë. Unë mund të rritem këtu dhe të jap kontributin e duhur. Roli im është që ta ndihmoj ekipin në çdo mënyrë. E di që tifozët e pëlqejnë këtë. Natyrisht, shënimi i golave është objektivi kryesor. Megjithatë, nuk po mendoj vetëm për veten time, por edhe për ekipin. Jam këtu për ta bërë këtë dhe shpresoj të fitoj diçka. Sidoqoftë, tani për tani, jam i përqendruar vetëm te sfida me Lecce”.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili dëshironte të nënshkruante me Lukakun që gjatë kohës së tij te Chelsea, tha: “Ju e dini që nuk më pëlqen të flas shumë për individët. Romelu po i dëshmon vlerat e tij, mund të përmirësohet ende”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit