“Lukaku humbi për 20 minuta, mund të bënte më shumë”

6 Gusht 2020
9:29
Alfred Lleshi
back button

Trajneri Antonio Conte nënvizoi vështirësitë e ndeshjes kundër Getafe, të zgjidhur edhe një herë nga Lukaku: “Ata e filluan fuqishëm lojën. Ne e humbëm daljen përpara me De Vrij. Me kalimin e minutave e morëm lojën në dorë. Djemtë po tregojnë se po rriten, kanë dëshirë të madhe për ta siguruar dhe mbrojtur rezultatin. Diçka që na humbi herë pas here gjatë sezonit po e përvetësojmë tani. Ata nuk duan të shkojnë me pushime. Lukaku? Mund të ishte një mbrëmje edhe më e mirë për të. Ai vonoi të hynte në lojë, humbi në 20 minutat e para”.

Më në fund, ka vend për një shaka edhe për Eriksen, i cili e nisi deshjen si zëvendësues dhe shënoi golin e dytë e të sigurisë: “Ai është i përfshirë në projektin tonë, jam i lumtur për Christian. Ai ka nevojë për disa situata, që mund të kthehen pozitive. Është një djalë i shkëlqyeshëm, e di që unë bëj zgjedhje për të mirën e Interit. Kjo është e rëndësishme. Ai hyri në lojë dhe menjëherë ra në sy. Është duke u përshtatur dhe futur në filozofinë e lojës sonë, çka ka mjaft rëndësi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit