Lukaku: I kënaqur me fitoren, kam nevojë për një si ai

21 Shtator 2019
23:02
back button

Romelu Lukaku ka shënuar golin që vulosu fitoren në derbin e Milanos që ka përfunduar 2-0. Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e tij për DAZN.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Conte-n, ai është një trajner që më ndihmon shumë. Në moshën 26-vjeçare kam nevojë për një trajner si Conte, i cili më motivon çdo ditë.

Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që punoj me të. Kjo ishte një ndeshje shmë e rëndësishme për ne, por kemi një sfidë tjetër të vështirë ndaj Lazio-s. Jemi të kënaqur me tre pikët.

Ndeshja me Slavia Prague ishte e vështirë, por u përgatitëm mirë për ndeshjen e sotme dhe dhamë një përgjigje të fortë. Nuk dua të flas për titullin tani, do ta marrim nga ndeshja në ndeshje.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit