Lukaku: “Me Conte çdo seancë stërvitore është një zonë lufte. E dua Italinë, më mungojnë tifozët. Festa pas derbit…”

23 Shkurt 2021
18:20
Telesport
back button

Është njeriu kopertinë në Serie A dhe në Europë, sigurisht për golat e tij dhe formën e jashtëzakonshme. Romelu Lukaku iu përgjigj kurioziteteve të tifozëve gjatë një bashkëbisedimi pyetje-përgjigje.

Sulmuesi i Interit menjëherë përgjigjet në pyetjen se cili është qëllimi për finalen e sezonit: “Tani për tani, ndeshja tjetër”.

Idhulli me të cilin je rritur?

“Drogba”.

Cili është momenti juaj më i mirë te Inter?

“Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë, më mungojnë vetëm tifozët në stadiume”.

Mendimi juaj për Rashford.

“Ai po përmirësohet gjatë gjithë kohës! Më pëlqen ta shoh duke luajtur, është padyshim një nga më të talentuarit me të cilët kam luajtur ndonjëherë”

Goli juaj i preferuar i shënuar për Interin?

“Ai që shënova kundër Napolit vitin e kaluar”.

Kujtimet më të mira në WBA?

“Debutimi im dhe ndeshja ime e fundit”.

Mbrojtësi më i mirë kundër të cilit keni luajtur?

“Vincent Kompany”.

Çfarë ju pëlqen të bëni përveç futbollit?

“Të jem me djalin tim, duke luajtur dhe duke parë basketboll”.

Jordan apo Lebron James?

“Mos ma bëj këtë”.

Dallimet midis Premier League dhe Serie A?

“Janë kampionate që kanë stile shumë të ndryshme të lojës, më është dashur pak kohë për t’u adaptuar”.

Përveç Kobe, cili lojtar tjetër i NBA ju frymëzon?

“Padyshim që LeBron James! Mënyra se si ai drejton skuadrat e tij dhe mënyra se si ai frymëzon një brez të tërë është vërtet mbresëlënëse”

Kush është futbollisti më i mirë për momentin?

“Lewandoëski! E dua etikën e tij të punës dhe mënyrën e tij të të luajturit! Një profesionist i vërtetë.”

Çfarë thatë pas 3-0 të shënuar kundër Milanit?

“Unë thashë shumë gjëra për shkak të adrenalinës, mendoj!”.

Një koment mbi raportin tuaj me Lautaro.

“Komunikimi ishte thelbësor! Ne kemi një raport të shkëlqyeshëm me njëri-tjetrin, por mbi të gjitha ne punojmë për ekipin!”.

Lojtari më i mirë brazilian që keni parë të luajë?

“Neymar”.

Ke ndonjë keqardhje në karrierën tënde?

“Unë i përdor dështimet si motivim”.

Kartoni i animuar i preferuar?

“Dragon Ball Z”.

A ju pëlqen të jetoni në Itali?

“Po, unë e dua atë”.

A e keni parë derbin Merseyside?

“Po, jam i lumtur për Everton”.

Si është prekja juaj e topit?

“Më mirë se e juaja”

Si ndiheni për Chelsea?

“Asgjë përveç dashurisë, ata më dhanë mundësinë për të arritur në Premier League kur isha i ri. Ju nuk mund të keni gjithçka në jetë, jam dakord. Jam i lumtur që kjo përvojë më ka sjellë atje ku jam sot”

Çfarë mendoni për Solskjaer? Keni pasur marrëdhënie të mira me të para se të largoheshit nga United?

“Ai po shkon shkëlqyeshëm. Duhet ta dini që më pëlqen si trajner dhe si person, nuk i uroj asgjë përveç më të mirës”.

Kush është lojtari më i vështirë për të luajtur në stërvitje?

“Trajnimi është në të vërtetë një zonë lufte. Trajneri ynë nuk luan (qesh). Ai nuk i pëlqen kur ne përmbahemi, unë i dua të gjitha këto”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit