Lukaku, mjeku i Anderelcht tremb Inter-in

5 Qershor 2020
15:56
Denis Hakanaj
back button

Mjeku i Anderlecht-it, Kristof Sas, ka dhënë alarmin dhe ka folur edhe për Romelu Lukaku-n, yllin e Inter-it.

Pjesëtari i stafit shëndetësor të klubit belg ka folur në lidhje me rifillimin e kampionateve, duke u përqednruar kryesisht te reagimi fizik i futbollistëve.

Duke folur në veçanti për Lukaku-n, mjeku i Anderelcht ka thënë për sporza.de:

“Lojtarët do ta kenë të vështirë të luajnë një ndeshje pas tjetrës dhe kjo do të ndihet në trupin e tyre. Veçanërisht sepse vijnë nga një periudhë e gjatë pa aktivitet. Lukaku ka qenë i detyruar të stërvitej në shtëpi. Tani nuk do të ketë kohë të përshtatet me ritmin e gjithë atyre ndeshjeve”, ka thënë Sas.

“Besoj se do të ketë më shumë vështirësi në lëvizjet klasike si sprinti, lëvizja në hapësirat e ngushta dhe pasimi i topit. Për të bërë gjitha këto është e nevojshme stërvitja në grup. Tani do të jetë si të shkohet në betejë dhe ekziston rreziku që lojtarët të dëmtohen menjëherë”.

“Pas gjithë asaj kohe pa luajtur humb fuqi, shpejtësi dhe rezistencë. Duhet të ndezësh përsëri fibrat muskulore dhe kjo duhet bërë në mënyrë të kontrolluar dhe jo me nxitim”.

“Nga një këndvështrim mjekësor nuk është mirë që të përgatiten kaq shumë ndeshje siç do të ndodhë, por natyrisht ka disa interesa në  lojë”, ka përfunduar Sas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit