Lukaku nuk ka dyshime: Ai është sulmuesi më i mirë në botë…

4 Maj 2021
14:13
Denis Hakanaj
back button

I ftuar te La Tribune, program belg i RTFB, Romelu Lukaku ka folur për ndjesitë e tija si kampion i freskët i Italisë, duke bërë një urim edhe për shokët e kombëtares.

“Shpresoj me të vërtetë që lojtarët e tjerë të Djajve të Kuq të fitojnë tituj: Courtois, Eden e Thorgan Hazard, Witsel, De Bruyne”, ka thënë Lukaku.

“Të fitosh një titull me klubin të ndihmon të fitosh eksperiencë dhe të kuptosh si duhet të përgatitesh për një ndeshje. Të jep një mentalitet vrasës, që më kishte munguar pak në karrierë”, ka vazhduar sulmuesi.

“Jam dorëzuar shumë herë, më pas i kam thënë vetes: ‘Mjaft, ka ardhur momenti që të ndryshoj’. Jam i lumtur sepse jemi kampionë, por tani jam i përqendruar te Europiani”.

I pyetur se kush është sulmuesi më i mirë në botë? Padyshim Karim Benzema”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit