Lukaku shpallet më i miri, mposht yllin e City-t dhe atë të Real-it

14 Janar 2021
16:43
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku, është votuar si futbollisti më i mirë belg që luan jashtë vendit.

Lajmin e ka dhënë HLN Sport dhe vetë lojtari në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Belgjikës e ka fituar garën duke mposhtur dy yje të tjerë si Kevin de Bruyne dhe Thibaut Courtois.

Mes 10 të parëve kanë qenë edhe lojtarë të tjerë të Serisë A. Dries Mertens i Napoli-t ka dalë i katërti, ndërsa Alexis Saelemaekers i Milan-it ka dalë i shtati.

“Dua të falënderoj Zotin që jam këtu. Falënderoj shokët e skuadrës tek Inter-i dhe kombëtarja. Djema, më ndihmoni gjithmonë! Falënderoj stafin teknik e të dy ekipeve që më kanë ndihmuar të përmirësohem”, ka thënë Lukaku në Twitter.

Romelu ka fituar me 363 pikë në total kundër 330  të De Bruyne dhe 99 të Cortois.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit