Luke Shaw: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë në futboll

27 Shtator 2022
18:57
Denis Hakanaj
back button

Luke Shaw thotë se shoku i tij i ekipit tek Anglia dhe Mançester United, Harry Maguire, merr më shumë kritika sesa “ka parë ndonjëherë më parë në futboll”.

Qendërmbrojtësi bëri gabime në pësimin e dy nga tre golat e shënuar nga Gjermania kundër Anglisë të hënën në mbrëmje, ndeshje e mbyllur në barazim 3-3.

Grumbullimi i tij dhe vendi në formacionin titullar të Gareth Southgate, është vënë në pikëpyetje pasi ai humbi vendin si titullar në fillim të sezonit te Manchester United.

“Harry është një lojtar i mrekullueshëm, një person i mrekullueshëm”, tha Shaw për BBC Radio 5 Live. “Ai ka marrë shumë kritika, ndoshta më shumë se sa kam parë ndonjëherë më parë në futboll.

“Ai nuk fshihet kurrë, ai është gjithmonë aty. Mund të kesh njerëz që mund të fshihen dhe të mos duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ai vazhdon ta vendosë veten në qendër të vëmendjes, kjo tregon forcën dhe karakterin që ka.

“Të gjithë e dinë se ai është një lojtar i pabesueshëm. Për momentin, besimi mund të mos jetë aty, sepse mund të ndihet sikur e gjithë bota është kundër tij.

“Është e vështirë për të, por ne si lojtarë dhe staf jemi e mbështesim sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Kjo tregon besimin e Gareth sepse ai ka luajtur në të dyja ndeshjet dhe shikoni se çfarë bëri në Europian.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se ai është një pjesë e madhe e ekipit të Anglisë dhe duhet ta pranojnë atë”, ka përfunduar Luke Shaw.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit