Luksi nuk ka fund | PSG paguan 10 mln euro trajnerin e ri, zbulohen prapaskenat dhe detajet!

23 Qershor 2022
21:44
Telesport
back button

Pasi Zidane ka refuzuar, PSG është një hap larg emerimit te trajnerit të saj të ardhshëm, i cili do të jetë Christophe Gaultier, ish-trajneri i Nice. Ka marrëveshje totale mes tre palëve dhe pasi të sqarohet largimi i Pochettinos, do të shpallet pasardhësi i tij.

Oferta e fundit e ka bindur trajnerin, i cili kishte dyshime dhe nuk donte të ishte një spektator i thjeshtë i planeve të PSG-së për një vit të vetëm. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë dy sezone fikse, deri në verën e 2024 plus një vit tjetër opsional në varësi të përmbushjes së objektivave të vendosura.

Në moshën 55-vjeçare, Gaultier largohet nga Nice për të marrë frenat e klubit të plotfuqishëm parizian. Ky është trajneri i tretë francez që kur Katari ka fuqi në entitet, pas Kombouare dhe Blanc.

Per te siguruar Gaultier, PSG pagoi 10 mln euro klauzolen e tij te Nice pasi ishte nen kontrate.  Pas dhjetë vjet përvojë si ndihmës trajner, në dhjetor 2009 ai u gradua trajner i ekipit të parë të Saint-Étienne për të zëvendësuar të shkarkuarin Alain Perrin.

Në sezonin e tij të parë ai arriti të shpëtojë skuadrën nga rënie, ndërsa, në vitet në vijim, ai e përmirësoi vendin e tij në vendin e katërt duke rezultuar në kualifikimin për garat e UEFA-s. Ai qëndroi në stolin e Verts për tetë vjet, duke fituar, në 2012-2013, një Coupe de la Ligue, trofeu i parë i klubit pas 32 vitesh dështimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit