Lushkja bën heroin e Laçit, fundos edhe më keq krutanët (video e golave)

22 Dhjetor 2021
15:40
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja hapëse e javës së 15-të të Superiores, Laçi-Kastrioti ka përfunduar me fitoren minimale të vendësve. Këtë lloj derbi e ka vendosur një gol i bukur dhe i hershëm i Lushkjes, si dhe tjetri afër fundit të lojës, po kaq i bukur.

Herën e parë, mesfushori i dalluar i bardhezinjve ka goditur nga distanca, duke i çliruar shpejt të tijtë. Ishte i njëjti futbollist që shënoi edhe në minutën e 40-të, por gjyqtarët anuluan gjithçka për pozicion jashtë loje të Guindo.

Pjesa e dytë ka qenë mjaft kërkuese për krutanët, që e rritën ndjeshëm lojën e tyre. Megjithatë, porta e kurbinasve mbeti e paprekur. Sfida u “vulos” me golin e dytë të Lushkjes në minutën e 83-të. Kombinime perfekte me Guindo, pastaj mesfushori kavajas driblon edhe portierin kundërshtar, duke mbyllur gjithçka.

Me këtë paraqitje të sotme, ai mund të konsiderohet vërtet “heroi” i Laçit, sepse shtoi tri pikë të tjera të çmuara në llogarinë e skuadrës së Mirel Josës. Tashmë, bardhezinjtë barazohen me pikë me Kukësin, nga 27 të tilla, duke u konfirmuar si rivalët më të afërt të Tiranës. Kujtojmë se Kukësi do të luajë nesër në transfertën shkodrane, ndërsa Tiranën e pret derbi i madh me “demat e kuq”.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit