Lushkja: Laçi u zhbllokua, kishin ngërç psikologjik në fillim të kampionatit

8 Nëntor 2021
9:13
Alfred Lleshi

Regi Lushkja, në një lidhje “Skype” me “Ora Sport” në RTV Ora shpjegon arsyet se pse ekipi i Laçit nuk pati performancë të mirë në fillim të kampionatit. Ai thotë se trajneri i ri malazez nuk e njihte mirë ekipin, gjë që ndikoi në komunikimin me lojtarët. Gjithashtu, në ekip ka pasur shumë prurje të reja. Sipas tij, lojtarët e rinj e kishin të vështirë ambientimin.

“Patëm ndryshimin, iku trajneri Duro erdhi një tjetër. Ai pati idetë e tij, filozofinë e tij të lojës. Çdo trajner ka idetë e veta. Besoj se trajneri malazez nuk e ka njohur mjaftueshëm ekipin tonë. Plus ka pasur shumë afrime tjera, të cilët hasën vështirësi përshtatjeje me ekipin. Ndaj mbetëm pak mbrapa në ndeshjet e para të kampionatit.

 E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen me Teutën, një kundërshtar shumë i fortë. Trajneri na tha se duhet  të japim maksimumin dhe të luajmë lirshëm, sepse çdo gjë do të vijë drejt asaj që dëshirojmë. Kishim probleme psikologjike, ishim të bllokuar në fillim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit