Low këshillon Bayern-in: Është ndër më të mirët në botë

16 Nëntor 2019
13:51
Alfred Lleshi
back button

Thashethemet vijojnë se Pep Guardiola, trajneri aktual i Manchester City, mund të kthehet në Bundesligë, në stolin e Bayern Munich. Pas shkarkimit të Niko Kovac, gjigantët gjermanë iu besuan Flick, të paktën deri për Krishtlindje. Duke folur për kampionët e Bundesliga, trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw, disa orë para sfidës kualifikuese me Bjellorusinë, tha: 

“Ajo që do të ndodhë në të ardhmen ka të bëjë vetëm me Bayern Munich. Pep Guardiola ishte një trajner i shkëlqyeshëm për Bundesligën. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë, por nuk e di nëse do të kthehet ndonjëherë në stolin e Bayernit. Edhe nëse do të dëshironte, për momentin është thjesht një spekulim. Nuk e di se çfarë ka planifikuar Bayerni, është problemi i tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit