Löw injoron sërish Ter Stegen: Portieri im titullar është ende Neuer

16 Mars 2019
15:04
Alfred Lleshi
back button

Joachim Löw, trajneri i Gjermanisë, donte ta bënte të qartë se portieri i tij titullar në këtë moment është ende Manuel Neuer, përpara Ter Stegen: "Unë nuk e kam ndryshuar mendimin, Neuer është portieri im titular. E kam thënë në nëntor dhe e përsëris, ai është numri 1 dhe kapiteni ynë. 

Këtë vit do të kemi ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian dhe miqësore, Ter Stegen luan në një klub të madh, është në majë të botës, ndaj do t'ia jap mundësinë për të luajtur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Natyrisht, do të ketë konkurrencë në të gjitha rolet, por së paku në portë duhet të them se Neuer është ende portieri ynë titullar".

Gjermania do të luajë një miqësore kundër Serbisë të mërkurën dhe do të debutojë në fushatën kualifikuese të “Euro 2020” kundër Holandës, të dielën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit