Lyon, “macja e zezë” e CR7 në Champions. Historia përsëritet pas 10 vitesh

8 Gusht 2020
9:16
Alfred Lleshi
back button

Mos ia përmendni Lyon-in Cristiano Ronaldos. Portugezi mbetet jashtë çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve sërish, si para 10 vitesh, duke u eliminuar nga i njëjti rival, klubi francez. Para një dekade mbante veshur fanellën e bardhë të Realit, ndërsa tani atë bardhezi të Juves. Fate të ngjashme, me zhgënjim maksimal brenda, si në sezonin 2009-2010, kur ylli portugez kishte përjetuar të njëjtin epilog.

CR7 e sheh veten jashtë Champions-it që në 1/8 finale për të dytën herë në karrierën e tij, duke pasur të njëjtin “vrasës”, Lyon-in. Por, në këtë pikëtakim, ka edhe më shumë. Për të eliminuar Ronaldon para një dekade, në atë kohë mendonte Miralem Pjanic. 1-0 në Lyon, në ndeshjen e parë, dhe 1-1 në “Bernabeu”, me golat e CR7 dhe boshnjakut, kualifikuan francezët. Mbrëmë, dhjetë vite më vonë, ata të dy ndanë të njëjtin fat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit