Lyon mposht 3-1 Barçën dhe fiton Champions-in! Gol i çmendur nga Henry (Pamjet)

21 Maj 2022
21:26
Denis Hakanaj
back button

Olympique Lyon ka fituar edicionin 2021/22 të Women’s Champions League. Formcaioni francez ka fituar 3-1 në Allianz Stadium të Torinos Barcelona-n.

Henry ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 6-të me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, Hegerberg ka dyfishuar në minutën e 23-të dhe Macarioka shënuar të tretin në të 33ën. Putellas ka shënuar golin e vetëm të Barçës në minutën e 41-të.

Lyon ka fituar për herën e tetë Women’s Champions League, të paktën dy herë më shumë se çdo skuadër tjetër. Sonia Bompastor është bërë trajnerja e parë që e fiton trofeun si lojtare dhe si trajnere, të dyja herët me Lyon-in.

VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit