Ma maska dhe doreza, në Nikaragua luhet ende futboll: Ndërrohemi në shtëpi…

25 Mars 2020
17:15
back button

Pavarësisht emergjencës totale për shkak të Koronavirusit, që ka ndaluar thuajse të gjithë kampionatet në botë, në Nikaragua vazhdon të luhet edhe pse me masa sigurie: maska në fytyrë, doreza kirurgjike dhe distancë sigurie në foton e ekipit.

Një situatë surrale ashtu si tregon foto e publikuar nga Cacique Dirangen përpara sfidës ndaj Deportivo Ocotal. Megjithatë, fakt është Cacique e bëri këtë edhe për protestë ndaj federatës, duke qenë se këta të fundit nuk duan tia dinë për të ndaluar apo ndërprerë aktivitetin.

“Duhet të luajmë dhe e bëmë! Qeveria na ka thënë se ende nuk ka alarm dhe i besojmë. Lahemi dhe ndërrohemi në shtëpi, por në fushë nuk kemi çfarë bëjmë. Eshtë lojë kontakti”, tha sulmuesi Laureiro për “Mundo Deportivo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit