Magath zgjedh trajnerin e ri të Gjermanisë: Është zgjedhja më e mirë. Do ta doja që në Europian

2 Prill 2021
17:55
Denis Hakanaj
back button

Ish-kampioni gjerman Felix Magath ka folur në lidhje me situatën e kombëtares së Gjermanisë pas humbjes befasuese të pësuar kundër Maqedonisë Veriut në kualifikueset për Katar 2022.

“Mendoj se pas kësaj humbje është e qartë se duhet bërë një ndryshim i menjëhershëm në drejtimin e kombëtares. Europiani është shumë i rëndësishëm për ta luajtur duke shpresuar që gjërat të shkojnë mirë”, ka thënë Magath për Bild.

“Vendit nuk i duhet kjo, futbollit gjerman nuk i duhet kjo. Për mua zgjedhja më e mirë do të ishte ajo që t’ia besonim skuadrën Gansi Flick. Nuk shikoj zgjidhje të tjera për rolin e trajnerit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit