Magjia e Griezmann s’mjafton, Girona trondit Atletico-n dhe shkruan historinë

16 Janar 2019
21:38
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit. 

Skuadra e Diego Simeone-s ka barazuar 3-3 takimin e kthimit të 1/8-ve kundër Girona-s dhe i ka thënë lamtumirë kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Spanjë.

Girona, pas barazimit 1-1 të marrë në takimin e parë, ka befasuar bardhekuqtë edhe në "Wanda Metropolitano" me golin e shënuar nga Doumbia 2 minuta para fundit. 

Sfida mendohej se ishte mbyllur në minutën e 84-t, kur Griezmann ka kaluar në avantaz 3-2 të tijtë me një realizim spektakolar.   

Kjo është hera e parë në histori që Girona kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. 

' data-card-branding='0' class='embedly-card' data-card-key='b79a97582ea04753acdd8aafeeeb43e5'>

Lajme të tjera

Lajmet e fundit