Magjia e Haaland s’mjafton, Hummels “tradhton” Dortmund. Lewa i dhuron Der Klassiker Bayern-it (Video)

4 Dhjetor 2021
20:31
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka fituar sfidën për kreun kundër Borussia Dortmund.

Bavarezët kanë fituar 3-2 në fushën e rivalëve të përjetshëm dhe tani kryesojnë renditjen me katër pikë avantazh ndaj verdhezinjve.

Gjithçka ka nisur mirë për Borussia-n, që ka kaluar në avantazh  me Brandt në minutën e 5-të.

Miqtë kanë barazuar katër minuta më mbrapa me Lewandowski-t, pas një gafe të Hummels në mbrojtje.

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur përmbysja e bavarezëve me Coman, përsëri pas një gabimi në mbrojtje të Hummels.

Pjesa e dytë ka nisur me një gol të mrekullueshëm të Haaland në minutën e 48-të.

13 minuta para fundit të ndeshjes, Bayern ka fituar një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë nga ana e Hummels.

Te pika e bardhë është paraqitur Lewandowski, i cili nuk ka gabuar dhe i ka dhuruar Der Klassiker skuadrës së tij.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit